Vonesa në transport dhe mungesë energjie, probleme në Evropë nga reshjet e dëborës
Reshjet e dendura të dëborës dëmtuan infrastrukturës elektrike në Poloni, veçanërisht në provincat e saj jugore.
Zjarrfikësit ndërhynë gati 5000 herë në të gjithë vendin duke riparuar linjat e energjisë. Bora dhe reshjet bënë që rrugët në shumë provinca të ishin të pakalueshme.
Në malet Tatra u shpall niveli i tretë i rrezikut të ortekëve. Deri në 20 centimetra borë ra në Republikën Çeke gjatë fundjavës. Aksidentet u shtuan dhe pati vonesa të shumta në transportin publik.
Instituti Hidrometeorologjik Çek (CHMU) paralajmëroi se reshjet e borës do të kthehen gjatë fundjavës, me deri në 15 centimetra borë në 24 orë, veçanërisht në zonat malore.
Për shkak të reshjeve të borës është rritur numri i aksidenteve . Ndonëse rrugët janë kryesisht të kalueshme duhet kujdes i shtuar sidomos në zonat malore.
Stuhia e dëborës pritet të godasë Britaninë e Madhe edhe në javën e parë të shkurtit. Probleme të shumta janë verifikuar në Gjermani dhe Kroaci, ku dëbora ka bllokuar autostradat dhe ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona