Vota e Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjukanoviç: Qeveria shfaqi fytyrën

25 Prill 2024 | 10:33

Ish-presidenti dhe kryeministri malazez  Milo Gjukanoviç, në një intervistë për mediat malazeze, ka komentuar votën kundër të Malit të Zi pati për Kosovën në KiE.

Gjukanoviç deklaroi se ky veprim, tregon qartë fillimin e heqjes së maskës europiane dhe shfaqjes së fytyrës së vërtetë antimalazeze.

I pyetur nëse pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Rezoluta për Srebrenicën, e cila duhet të miratohet në OKB, është momenti kur të paktën një pjesë e qeverisë do të fillojë të heqë maskën evropiane, Gjukanoviç thotë se votimi në KiE tregon “se nuk ka homogjenizim të vërtetë në radhët e krijuesve dhe zbatuesve të politikës shtetërore në Mal të Zi”.

“Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk kujdeset për interesat shtetërore të Malit të Zi. Sepse nëse do t’u interesonte, dhe po u interesonte marrëveshja e tyre e koalicionit, do të kujdeseshin për faktin që Mali i Zi e njohu Kosovën në 2008. Dhe do të kujdeseshin që në marrëveshjen e koalicionit të kenë deklaruar se do të ndjekin prioritetet e politikës së jashtme që përmban strategjia e zhvillimit shtetëror”, tha Gjukanoviç.

Ai beson se do të ishte gabim të pritet nga Perëndimi një “terapi shpëtimtare për të kuruar këtë kancer politik që po rëndon aktualisht Malin e Zi.

“Natyrisht, tashmë janë arritur disa çështje ku nuk është aq e lehtë të kamuflosh thelbin e dikujt anti-evropian dhe antimalazez”.

Sipas ish-presidentit malazez, gjithashtu shqetësim mbetet neglizhenca që po i bëhet Rusisë që ka nxitur politikën më retrograde në rajon, përkatësisht nacionalizmin dhe projektet e mëdha shtetërore.

“Ballkani Perëndimor po merret me të njëjtat çështje që trajtonte në vitet ’90. Mbrojtja e anëtarëve të supozuar të rrezikuar të kombeve të caktuara jashtë kufijve të vendeve të origjinës, duke shkatërruar kështu sovranitetin e vendeve fqinje, duke prishur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në thelb duke rrezikuar stabilitetin, pra perspektivën evropiane të rajonit”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026