Votimet e 100–vjeçarëve, bashkëshortja e Selman Stërmasit nuk gjen emrin në lista
Në jetën e saj shekullore nuk ka lënë asnjë rast pa hedhur votën. Por këtë herë bashkëshortja e Selman Stërmasit nuk ka mundur të votojë dot. Shkak është bërë procedura që duhet të ndjekin personat mbi 100 vjeç.
Është plot 101 vjece, edhe vet i ka humbur llogaritë sa herë ka votuar në jetën e saj, por sot sërish doli të votonte.
Nezihat Stermasi, bashkëshortja e e futbollistit Selman Stërmasi, i është drejtuar edhe sot qendrës së saj të votimit në shkollën Ismail Qemali ku voton përherë, por nuk e ka gjetur emrin në listat e votuesve.
“Shkova se është dita e votimeve dhe shkova të votoj, emrin se kisha. Ika nga aty, shkova në vend tjetër. Edhe atje s’kisha emër dhe erdha në shtëpi pa votuar. Umërzita, se shkova për të votuar me gjithë shpirt,” – u shpreh Stërmasi.
Për personat mbi 100 vjeç në këto zgjedhje kërkohet të ndiqet një procedurë tjetër, që është ajo e paraqitjes në zyrat e gjendjes civile për të përfshirje në listat e votuesve. Për shkak edhe të mosinformimit, ka pasur raste si i zonjes Stermasi që nuk mundi dot të votonte në këto zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Euronews Albania publikon Exit Pollet për ndarjen e mandateve në Qarkun Elbasan dhe Durrës
- Celibashi: Pjesëmarrja përfundimtare në votime, vetëm pas raportimit nga të gjitha qendrat
- Zgjedhjet në mediat e huaja, nga Al-Jazeera tek Reuters, vëmendje procesit elektoral
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë