Votohet kundër heqjes së imunitetit, parlamenti çek mbron kryeministrin nga gjyqi për fondet e BE-së
Parlamenti i Çekisë votoi për të mos i hequr imunitetin kryeministrit Andrej Babis, duke e mbrojtur nga përballja me gjyqin për akuza që lidhen me mashtrim me fondet e Bashkimit Evropian.
Deputetët vendosën që Babis të mos përballet me drejtësinë për momentin, pasi pa heqjen e imunitetit ai nuk mund të ndiqet penalisht gjatë mandatit.
Ai akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 2 milionë euro subvencione nga fondet e BE-së për një projekt hotelerie dhe një qendër konferencash pranë Pragës, përpara se të hynte në politikë. Babiš i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se çështja është e motivuar politikisht.
Shumica parlamentare, përfshirë partinë e tij dhe aleatët në koalicion, votuan për ta mbrojtur nga ndjekja penale. Kjo do të thotë se çështja nuk mund të vazhdojë në gjykatë pa një vendim tjetër të Kuvendit.
Vendimi ka shkaktuar reagime në skenën politike çeke, ndërsa çështja mbetet një nga debatet më të forta për transparencën dhe përdorimin e fondeve të BE-së në vend.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës