“Vrapo për jetën”, dhjetëra gra dhe vajza marshojnë në Shkodër

22 Tetor 2022 | 16:27

Me moton “Vrapo për Jetën” dhjetëra gra dhe vajza marshuan në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese në kuadër të tetorit rozë, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Mesazhi j jetës, bëri bashkë gra pa dallime politike dhe të rinj plot energji.

“Sot jemi të gjithë së bashku solidarë të vrapojmë për jetën, ta duam dhe ta vlerësojmë atë . Duke dashur veten duam familjen, duam shoqërinë dhe duam të gjithë njerëzit që na rrethojnë.”

“Tetori rozë një muaj për ndërgjegjësimin e të gjitha grave, motrave nënave për diagnostikim sa më të hershëm ose një kontroll për kancerin e gjirit.”- thotë deputetja Emilja Koliqi.

‘Ne sot jemi vesh të gjithë me bluza rozë, është një kontribut modest që secila nga ne ka dhënë për organizatën ‘Europa Dona’ që prodhon proteza për gratë dhe vajzat dhe paruke për to.”-thekson Briseida Kadija, kryetare e këshillit bashkiak Shkodër.

“Mamografia nuk është falas vetëm në muajin e tetorit rozë por është falas në çdo ditë të vitit. Në muajin e tetorit rozë mamografia është pa rekomandim prandaj ju bëjmë thirrje dhe njëherë të gjitha grave, nënave, zonjave ti bashkohen këtij sensibilizimi dhe të ndërgjegjësohen në depistimin e kancerit të gjirit.”- tha Xheni Halili drejtuese spitali rajonal Shkodër.

Marshuesit ishin të shumtë dhe rrugës u përshëndetën edhe nga qytetarët.

“I jam bashkuar sot për tu solidarizuar në luftën kundër kancerit të gjirit dhe gjej rast ti bëj thirrje çdo vajze dhe çdo gruaje që të bëjë kontrolle periodike dhe të kontrollohet sepse diagnostikimi në kohë ju shpëton jetën.”- shprehen qytetarët.

Mjekja Kleva Qeraj thekson rëndësinë e kryerjes së kontrolleve të cilat prandalojnë komplikacionet duke përqafuar jetën.

“Kanceri i gjirit është me të vërtetë një sëmundje e rëndë, kërcënuese nganjëherë por nga ana tjetër është një sëmundje që mund të parandalohet . Të parandalosh nuk do të thotë të sëmuresh, do të thotë të kurohesh, ti japësh një mundësi vetes që ta gëzosh veten me një shëndet të mirë.”- thekson Kleva Qeraj, mjeke onkologe

Gjatë këtij viti në spitalin rajonal të Shkodrës po kurohen 47 raste me kancer të gjirit ndërsa ka një rritje të ndërgjegjësimit të grave për të kryet kontrolle me 20 %.

Pavarësisht kësaj shqetësuese ngelet numri i lartë i rasteve që rezultojnë pozitive, ku 1 në 8 gra që kryen kontrolle rezulton e prekur nga kanceri i gjirit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, përkatësisht për armëmbajtje pa...
11:01 | 20/07/2026

Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-presidentin Bamir Topi. SPAK po merr dëshmi...
10:52 | 20/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë ka marrë vendimin dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Arvin Fregjajn, babanë e tij Agron...
10:37 | 20/07/2026