Vrasja e 17-vjeçarit në Francë, Macron dhe ligjvënësit kundër policisë
Zona periferike e Parisit, Nanterr, ka kaluar një tjetër natë trazirash pasa vrasjes fatale të një 17-vjeçari nga policia.
Disa mijëra forca sigurie u angazhuan mbrëmjen e së mërkurës nga frika e protestave të dhunshme.
Adoleshenti, i quajtur Nahel, u qëllua në distancë të afërt teksa po ecte me makinën e tij gjatë një kontrolli policor.
Incidenti ka rindezur debatet mbi taktikat e policisë në Francë me grupet e të drejtave të njeriut, që akuzojnë për përdorimin e dorës së hekurt në periferitë e varfra ku jetojnë pakicat etnike.
Politikanë nga të gjitha partitë kanë dënuar vrasjen. Ligjvënësit mbajtën në Parlament një minutë heshtje për adoleshentin, ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne kritikoi vendimin e oficerit për të qëlluar.
Edhe presidenti Emmanuel Macron e ka cilësuar vdekjen e 17-vjeçarit si “të pafalshme”.
“Së pari do të doja të shprehja keqardhjen e të gjithë vendit për vdekjen e djaloshit Nael dhe t’i shpreh familjes së tij solidaritetin tonë. Kemi një adoleshent të vrarë dhe kjo është e pashpjegueshme”, tha Macron.
Zemërimi është përhapur edhe në qytete të tjera të vendit, si Tuluz dhe Lile’. Të gjitha qeveritë franceze përndiqen nga frika e përsëritjes së kryengritjeve të vitit 2005, të shkaktuara nga vdekja e dy djemve me ngjyrë teksa ndiqeshin nga policia.
Ngjarjet e atëhershme shkaktuan djegien e 10 mijë automjeteve në shenjë proteste dhe çuan në arrestimin e 6 mijë personave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë