Vrasja e afro-amerikanit gjatë arrestimit në SHBA, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Policia e Mineapolisit, në Minesota të SHBA-ve, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e zemëruar të protestuesve.
Protestat vijnë pasi një afro-amerikan vdiq gjatë arrestimit të policisë, teksa një polic i vendosi gjurin në gjoks dhe i peshoi me gjithë trupin.
Videoja e arrestimit u bë publike dhe katër policët e përfshirë në arrestim janë shkuar nga detyra.
Ky nuk është rasti i parë që policia në SHBA arrestohet për ushtrim dhune me pasoja vdekjeprurëse, sidomos ndaj personave afro-amerikanë.
Pak vite më parë u formua dhe shoqata “Black Lives Matter”, (jetët e afroamerikanëve vlejnë njësoj), të cilët organizuan gjithashtu protesta të shumta pas rasteve të ngjashme.
Protesta e sotme, përpara rajonit të policisë që u përfshi në arrestim, nisi fillimisht në mënyrë paqësore por përshkallëzoi në dhunë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta