Vrasja e Behar Sofias, ende asnjë gjurmë për autorët, familjarët mohojnë që viktima të ketë pasur konflikte
Euronews Albania sjell detaje të reja nga vrasja e 66-vjeçarit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.
Gazetari Merin Maçi raporton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonën ku banonte 66-vjeçari, ekspertët kanë analizuar disa persona të dyshimtë që mund të kenë ndjekur viktimën e më pas kanë sinjalizuar ekzekutorin.
Ndërkohë dyshohet se ekzekutori mund të jetë larguar nga vendngjarja me biçikletë.
Një tjetër provë në duart e hetuesve është edhe telefoni i viktimës, i cili po analizohet për të parë komunikimet e fundit që 66-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohej.
Për ngjarjen gjatë ditës së djeshme ka pasur me dhjetëra shoqërime të personave që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e ekzekutimit si dhe persona të dyshuar.
Në fakt deri tani nuk ka ende prova që të çojnë në gjurmët dhe identifikimin e autoreve të atentatit tip “mafioz”, ndërkohë që pista e hetimeve kryesisht është përqendruar tek e kaluara e viktimës.
Ndërkaq në pyetje janë marrë dhe familjarët e 66-vjeçarit, të cilët kanë mohuar se Sofia ka pasur konflikte kohët e fundit dhe se ditën e djeshme nuk i kishte thëne se do takonte njeri.
“Nuk kemi pasur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, pastaj do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë”, janë shprehur familjarët.
Ata kanë pohuar se kur i afërmi i tyre doli, nuk u ka thënë se do takonte njeri.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm pranë ETC-së në Tiranë.
66 -vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë në momentin kur u ekzekutua me një armë me silenciator.
Ai ishte preson me precedent penalë dhe ka pasur tre identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia.
Lexoni gjithashtu:
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta