Vrasja e gjeneralit rus, Clarke: Një sulm kaq afër Kremlinit e dobëson Putinin
Vrasja e Igor Kirillov, komandantit të forcave bërthamore ruse, është cilësuar nga analisti ushtarak, profesori Michael Clarke, si një “fitore e vogël për Kievin në një luftë shumë të ndyrë”.
Profesori Clarke vlerëson guximin e Shërbimit Sekret Ukrainas SBU për të realizuar një sulm kaq të vështirë në kryeqytetin rus. Ai shtoi se “nuk është aq e lehtë të vendosësh një bombë kaq afër Kremlinit”, por megjithatë, sipas tij, ukrainasit arritën ta realizonin këtë sulm.

Clarke e shikon këtë si një “taktikë të qartë” nga Ukraina për të tronditur Rusinë dhe për të dërguar një mesazh botës. Ai theksoi se ky sulm është një mënyrë për të dobësuar Presidentin rus Vladimir Putin, duke e kthyer luftën drejt Moskës dhe duke krijuar një efekt psikologjik para Krishtlindjeve.
“Është një sulm shumë specifik dhe i synuar ndaj një figure ushtarake pikërisht në qendër të Moskës. Kjo është një fitore e vogël për Kievin në një luftë shumë të ndyrë”, përfundoi profesori.
Gjenerali i lartëë rus u vra nga një shpërthim teksa doli nga banesa e tij që ndodhet 4 km larg Kremlinit. Agjentët ukrainas dyshohet se kishin vendosur 300 gramë eksploziv në një skuter të parkuar në dalje të banesës së gjeneralit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president