Vrasja e Jani Aliajt në burg, autori grek dyshohet se mori urdhër nga një tjetër kriminel shqiptar
Një sulm me thikë i regjistruar këtë të hënë ka lënë të vdekur 49-vjeçarin shqiptar, Jani Aliaj. Viktima humbi jetën teksa vuante dënimin në burgun e Koridhallos, në Greqi.
Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shqiptarin brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit.
Sipas informacioneve nga mediat greke, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se kjo është një “kontratë vdekjeje” ndaj 49-vjeçarit pasi dyshohet se 28-vjeçari e ka kryer vrasjen me urdhër të një tjetër krimineli shqiptar.
Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës në Athinë është një tjetër pistë e mundshme. 49-vjeçari kishte kryer dy vrasje në Shqipëri, për të cilat ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare. E para ndodhi në qytetin e tij të lindjes, Tepelenë, në vitin 2005 dhe e dyta u krye në vitin 2016.
Ai ishte anëtar i një bande të fortë në jug të Shqipërisë të përfshirë në trafikun e drogës. Nga ana tjetët edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje.
E para disa muaj më parë në Agios Panteleimonas, kur qëlloi me gjakftohtësi në kokë një burrë nga Shqipëria, i cili kishte qenë në shënjestër të policisë për grabitje dhe vjedhje me thyerje.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni