Vrasja e Klodian Rashës, Policia e Shtetit reagon publikisht për ngjarjen

9 Dhjetor 2020 | 13:53

Policia e Shtetit ka reaguar publikisht për ngjarjen e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Policia shpreh ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe të afërmit e të riut, ndërkohë zotohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal’, thekson policia.

Mes tjerash Policia e Shtetit thotë se “garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari”

Presidenti i Republikës, por edhe Institucioni i Avokatit të Popullit kanë kërkuar të zbardhet sa më parë vrasja e të riut. Mes tjerash, kreu i shtetit në reagimin e tij i bën thirrje prokurorisë t’i përgjigjet kërkesës së shoqërisë, e cila kërkon drejtësi për ngjarjen dhe ndëshkim për autorin e krimit.

“I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve,”, theksoi mes tjerash Meta.

Lexoni gjithashtu:

Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen

Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026