Vrasja e Liridonës me porosi të partnerit, flet për herë të parë ambasadori suedez
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit.
Sipas mediave të Kosovës, ai tha se ngjarja në fjalë ka shumë mister dhe është rast tejet i ndjeshëm që duhet hetuar deri në fund.
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.
I pyetur nëse Suedia do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili akuzohet si porositës i vrasjes, ambasadori tha se ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.
“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta