Vrasja e Martin Çeços, Apeli prish dënimet me 83 vite burg dhe vendos për rigjykim

24 Qershor 2025 | 18:06

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka prishur vendimin e Gjykatës së Korçës lidhur me të pandehurit e dënuar në çështjen e vrasjes së të riut Martin Çeço.

Trupa gjykuese e Apelit, me relatore Marsela Pepi dhe anëtarët Genti Dokollari dhe Irena Brahimi, vendosi më 24 qershor 2025 kthimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjykuese ndërsa kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs brenda 45 ditëve nga data e komunikimit të arsyetuar.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dënuar më 10 shkurt 2025 të pandehurit me gjithsej 83 vite burg, duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë.

Konkretisht, Gjykata kishte dhënë këto dënime: Valter Mollaj 25 vjet burg, Edlir Mollaj me 23 vjet burg, Martina Pajollari me 20 vjet burg, ndërsa Blendi Angjo me 15 vjet burg.

Mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i lidhin me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit.

Sipas mbrojtësve, nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të tregojë se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen.

Gjithashtu, ata theksuan se nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kenë pasur kontakte.

Babai i viktimës, Martin Çeço, është shprehur në favor të rigjykimit në Shkallën e Parë, duke shpresuar në drejtësi të plotë për vrasjen e të birit.

Martin Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të.

Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026