Vrasja e reperit shkakton trazira në Amsterdam, regjistrohen 4 shpërthime
Në Amsterdam gjatë natës ndodhën shpërthime në katër ndërtesa, në muret e të paktën dy prej tyre ishte shkruar fjala “luftë” dhe policia arrestoi dy të dyshuar, raportoi televizioni lokal AT5.
Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 23:45 në një kompleks banimi dhe ka shkaktuar thyerjen e disa xhamave, ndërsa policia ka arrestuar shumë shpejt dy të dyshuar.
Burimet i thanë televizionit të Amsterdamit se shpërthimi ishte një sulm ndaj rivalëve të reperit të vrarë Bigidagoe.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe ka dëmtuar hyrjen e godinës dhe autorët kanë shkruar në mur fjalën “luftë”.
Këtë fjalë autorët e kanë shkruar edhe në pallatin e tretë ku ndodhi shpërthimi rreth orës 03:15.
Policia njoftoi se në vendin e shpërthimit të katërt u lanë eksplozivë dhe se Shërbimi për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të Ministrisë së Mbrojtjes u përgjigj, raportoi NL Times.
Reperi Denzel Silos 26 vjeç, i njohur më mirë si Bigidagoe, u vra të dielën në mëngjes pranë stacionit Sloterdijk në Amsterdam.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit