Vrasja në ish-Bllok, Ervin Mata merret i pandehur për moskallëzim krimi

15 Shkurt 2021 | 10:03

Gjykata e Tiranës kaloi në gjykim të pandehurit për masakrën e ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Konkretisht, Ervin Mata, Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku janë marrë të pandehur për akuzën “moskallëzim krimi”.

Ndërkohë Meviol Bilo, është marrë i pandehur për plagosje në kushtet ekstreme në nevojë për t’u mbrojtur në dëm të Eljon Hatos.

Për Fabian Gaxhën, i cili mbeti i vrarë është pushuar çështja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-Bllok, ku pati një përplasje me armë zjarri. 

Si pasojë, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hato.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja në ish-Bllok, dosja dërgohet për gjykim

Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, akuzohet për plagosje të rëndë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026