English

Vrasje dhe plagosje në Fier, Prokuroria kërkon 25 vite burg për autorin e 17 për…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për shtetasin me inicialet A.B dhe 17 vite burg për shtetasin G.B, të cilët akuzohen për plagosjen me thikë të babë e bir në Fier, ku i ati ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Prokuroria bën me dije se shtetasi A.B akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, ndërsa shtetasi G.B për “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2022 në lagjen ‘Afrimi i Ri’ në Fier.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrasja e shtetasit H.B dhe plagosja e djalit të tij, Prokuroria Fier kërkon 25 vite burgim për autorin dhe 17 për bashkëpunëtorin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku shtetasit A.B dhe G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë shtetasit H.B dhe A.B (babë e bir). Shtetasi H.B për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë në trup ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 825, vitit 2022, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal, në dëm të shtetasve H.B dhe A.B, në ngarkim të të pandehurit A.B dhe “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-22-25 të K.Penal në dëm të shtetasit A.B, në ngarkim të të pandehurit G.B. Të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit  Procedurës Penale.

Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar:

1.Deklarim fajtor të të pandehurit A.B  për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

2.Deklarim fajtor të të pandehurit G.B për veprën  penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe shëndetit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?