English

“Vrasje nga pakujdesia”, Prokuroria sqaron pse u zbut akuza ndaj vrasësit të Progës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria  e Korçës ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë akuza ‘vrasje nga pakujdesia” është ngritur në bazë të provave që janë përcjellë nga policia pranë Prokurorisë Korçë.

Ndër të tjera Prokuroria e Korçës thotë se ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren.

“Në rastin konkret, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, po kryhen ende veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, veprimeve të ndërmarra ndaj viktimës, nga çdo person që mund të ketë qënë i përfshirë, që mund të jenë edhe persona të tjerë nga ata që janë referuar nga Policia.

Nga Prokuroria do të merren të gjitha provat e nevojshme për të konkluduar me akuzë ndaj shtetasve nën hetim të cilët do të merren si të pandehur, për vepra penale që mund të jenë të ndryshme nga ato për të cilat është regjistruar procedimi penal. Ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. Theksojmë që ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike. Gjithashtu nga Prokuroria po punon intensivisht për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe personat e pëfshirë dhe rolin e tyre.

Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij.

Nga aktet e para të administruara në dosje dyshimi krijohej për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Sqarojmë se, në momentin që materialet e policisë përcillen në Prokurori, prokurori i vlerëson ato dhe e regjistron procedimin për veprën penale që ka dyshim në atë moment dhe vetëm mbi provat e para që janë marrë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?