Vrasjet e fëmijëve në Ukrainë, OKB fut Rusinë në listën e zezë

23 Qershor 2023 | 15:59

OKB e ka futur Rusinë në listën e vendeve përgjegjëse për vdekjen e të miturve në konflikt. Forcat ruse akuzohen se kanë vrarë 136 fëmijë dhe sulmuar 480 shkolla dhe spitale në vitin 2022 në Ukrainë.

Dokumenti flet edhe për gabime të forcave ukrainase, por nuk e përfshin vendin mes shteteve më negative.

“Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është më përfaqësues i botës. Përkundrazi, ai është i paralizuar, njësoj siç është rasti i luftës në Ukrainë. Edhe grupe të tjera jashtë sistemit multilateral, si grupimi G20, janë përfshirë nga përçarjet. Bota nuk mund të vazhdojë kështu”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Indisë siguroi presidentin Biden se vendi i tij është gati të ndihmojë në vendosjen e paqes në Ukrainë. Kongresit amerikan ai i tha se duhet respektuar statuti i OKB-së.

“Me konfliktin në Ukrainë, në Evropë është rikthyer lufta. Ajo po shkakton dhimbje të madhe dhe përfshin fuqitë e mëdha. Pasojat janë të rënda. Rendi global bazohet në respektimin e parimeve të statutit të OKB-së. Duhet një zgjidhje paqësore dhe respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial”, u shpreh Narendra Modi, kryeministër i Indisë.

Në Kherson, ku sipas autoriteteve ushtarake lokale bombardimet ruse vazhdojnë, presidenti ukrainas ka akuzuar Moskën se ka krijuar grupe për heqjen dhe fshehjen e trupave të të vdekurve, në mënyrë që të shkatërrojë provat dhe gjurmët e krimeve të saj në territorin e pushtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026