Vrau 3 anëtarë të një familjeje në Gjermani, policia operacion kërkimi për autorin

7 Prill 2025 | 13:44

Policia gjermane ka nisur një kërkim të gjerë për një burrë të dyshuar i cili u pa duke dalë nga shtëpia ku u gjet e vrarë një familje prej tre anëtarësh, njoftuan sot mediat gjermane.

Viktimat janë një burrë 47-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar, tha policia.

Siç tha një nga fqinjët e familjes për “Bild”, ata bënin një jetë shumë të izoluar dhe nuk dilnin as në kopshtin e shtëpisë.

Vrasja ka ndodhur në qytetin Whitefeld dhe policia është në kërkim të një burri që është parë duke ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas një gjurmë gjaku.

Oficerët e policisë po përdorin helikopterë për të kontrolluar zonën dhe zëdhënësi tha se ka indikacione se vrasësi ka përdorur thika dhe armë zjarri.

Në shtëpi janë gjetur edhe kabllot me të cilët viktimat ishin lidhur para vrasjes.

Policia është thirrur herët në mëngjesin e së dielës nga një grua, që rezultoi të ishte 44-vjeçarja e cila më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, sipas “Stern”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’

Skandali i korrupsionit në Ukrainë që përfshin zyrtarë të lartë në rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky është vetëm maja e ajsbergut, pasi ndërsa hetimet nga...
17:01 | 03/07/2026

Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime me Pakistanin rreth mundësisë së deportimit në vend të një kreu të një bande që...
16:48 | 03/07/2026

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua...
16:26 | 03/07/2026