Vrau 5 fëmijët e saj, gruaja belge zgjedh vdekjen me eutanazi pas 16 vitesh
Një grua belge e cila vrau 5 fëmijët e saj ku më i vogli ishte 3 vjeç e më e madhja 14, pas 16 viteve zgjodhi të vdekjen me anë të eutanazisë.
Në 28 Shkurt 2007, Genevieve Lhermitte i vrau vogëlushët e saj, një djalë dhe 4 vajza ndërkohë që babai i tyre nuk ndodhej në shtëpi. Më pas ajo tentoi të vetëvritej, por dështoi dhe përfundoi duke lajmëruar urgjencën.
56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, ndërsa u transferua në njw spital psikiatrik në vitin 2019.
Në Belgjikë ligji i lejon qytetarët të zgjedhin t’i japi fund jetës me anë të eutanazisë në rast se ata ndiejnë një dhimbje të padurueshme psikologjike dhe jo vetëm në rastet kur ndiejnë dhimbje fizike. Sipas ligjit personi që kërkon eutanazi duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe të mund të shpreh vullnetin e tij në mënyrë të arsyeshme.
Sipas BBC, në vitin 2022, në Belgjikë zgjedhur vdekjen me anë të eutanazisë 2.966 persona gjë që ka sjellë një rritje me 10% të kësaj kërkese në krahasim me 2021.
Arsyeja kryesore pse njerëzit e zgjedhin këtë është kanceri, por pacientët shpesh paraqesin arsye të ndryshme fizike apo psikologjike.
Gjithashtu që prej vitit 2014 Belgjika ka lejuar edhe fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme t’i japin fund jetës me anë të eutanazisë, sigurisht nëse vendimi i tyre mbështetet nga prindërit.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë