Vrau Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, kërkohet burg i përjetshëm për Hidën
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasn ka kërkuar “burgim të përjetshëm” për shtetasin Ardit Hida.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Ardit Hida akuzohet për vrasjen e Florenc Kovaçit dhe plagosjen e vëllait të tij me thikë.
Njoftimi:
Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se :
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.
Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta