Vrau me çekiç ish-të dashurën, dënohet me burgim të përjetshëm futbollisti
Ish-futbollisti italian, Giovanni Padovani, 28 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Alessandra Matteuzzi, 56 vjeç.
Padovani, e rrahu brutaisht ish-të dashurën duke e qëlluar me çekiç dhe shkop bejsbolli në gusht të vitit 2022 në qytetin e Bolonjës.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa ditë pas 56-vjeçarja e denoncoi për përndjekje.
Sipas mediave italiane, Alessandra ishte në telefon me motrën e saj Stefani, e cila dëgjoi britmat e saj teksa 28-vjeçari nisi ta qëllonte me çekiç.
Ish-qendërmbrojtësi i Sancataldese, i cili është gjithahstu një model i njohur në Itali, i zuri pritë pranë banesës së saj.
Stefania i tha një stacioni televiziv lokal: “Ajo doli nga makina e saj dhe filloi të bërtiste, “Jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë”.
Sakaq një fqinj rrëfu gjithashtu dhe poërndjekjen që futbollisti kryente ndaj ish-të dashurës.
“Ajo kishte shumë frikë prej tij, sepse ai ishte bërë këmbëngulës dhe ajo nuk donte ta linte të hynte në shtëpi.”
Padovani u përpoq t’i tregonte gjykatës se nuk ishte në gjendje të mirë mendore në momentin e sulmit.
“Nëse do të isha plotësisht i kthjellët, meritoja burgim të përjetshëm. Por nëse mendoni se ka diçka jonormale, anormale në sjellje, atëherë jo.
Nuk isha mirë, sepse një njeri që është mirë nuk vret një njeri tjetër. Unë kalova një makth, ajo që ndiej është një barrë më e madhe se burgu”, tha ai.
Kryeprokurori i Bolonjës Giuseppe Amato mohoi akuzat për neglizhencë gjyqësore pasi shumë pretenduan se sistemi i drejtësisë nuk arriti të mbronte Alessandrën.
Ai tha se hetimi për ankesën e ndjekjes së Alessandrës u ndërpre pasi dëshmitarët ishin me pushime.
“Ne bëmë atë që mundëm,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë