Vrau shokun për një vajzë, 16 vite burg për Noel Dishin

23 Mars 2021 | 15:18

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg, Noel Dishin pas shpalljes fajtor për vrasjen e Vilson Tafçiut, shokut të tij të fëmijërisë.

Ngjarja ndodhi në janar të vitit të kaluar në zonën e “Astirit” në Tiranë. Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti, u shpall fajtor për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas gjykatës, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, pasi të dy pretendonin shoqëri me të njëjtën vajzë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në 10 vjet e 6 muaj burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026