Vrau të dashurën në 2013-ën, lirohet nga burgu ish-atleti paraolimpik
Ish-atleti paraolimpik dhe olimpik, Oscar Pistorius, u lirua me kusht nga burgu, pasi kreu nëntë vjet për vrasjen e ish-të dashurës Reeva Steenkamp.
Pistorius qëlloi për vdekje modelen 29-vjeçare përmes një dere të mbyllur të banjës në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013.
Në deklarimet e tij në gjykatë, ish-atleti deklaroi se nuk e dinte që ishte e dashura e tij, por se kishte të bënte me një grabitje në banesë.

Gjykata në Afrikën e Jugut vendosi që Pistorious do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes korrektuese derisa dënimi i tij të përfundojë në vitin 2029. Ish-atleti pritet të jetojë në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ëaterkloof, një periferi të sipërme të kryeqytetit të Afrikës së Jugut Pretoria, dhe të marrë pjesë në programe mbi dhunën me bazë gjinore dhe menaxhimin e zemërimit.
Ai nuk do të lejohet të pijë alkool dhe do të duhet të marrë leje për të udhëtuar ose për t’u punësuar, gjë që e bën të pamundur që ai të kthehet së shpejti në pistën e vrapimit.

Në një deklaratë të ndarë nga avokati i familjes Steenkamp të Premten, nëna e Reeva tha: ‘Ne e kemi ditur gjithmonë se lirimi me kusht është pjesë e sistemit ligjor të Afrikës së Jugut. Nuk mund të ketë kurrë drejtësi nëse i dashuri juaj nuk kthehet më. Ne, që kemi mbetur pas, jemi ata që vuajnë dënime të përjetshme. Dëshira ime e vetme është që të më lejohet të jetoj në paqe vitet e mia të fundit dhe të qëndroj në Fondacionin Rebecca Steenkamp, për të vazhduar trashëgiminë e Reeva”.
Reeva Steenkamp, ishte 29-vjeç kur u vra nga Pistorius. E diplomuar për drejtësi, ajo ishte një modele dhe prezantuese televizive e njohur. Reeva ishte shfaqur edhe në reality shoë “Tropika Island of Treasure”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta