“Do zgjidhet me kanun” Babai i Naimit flet për kërcënime: Erdhën thanë kërkojmë gjak
Misteri vijon të mbulojë vrasjen e Liridona Ademit, mbi shkaqet që detyruan bashkëshortin e saj Naim Murseli të kryente një ekzekutimin e inskenuar si grabitje në sy të fëmijëve.
Pas zbardhjes së rolit të Naim Murseli në vrasje, u raportua ne media se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.
Në një prononcim për media babai i Naimit, Shaban Murselin, deklaroi se është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.
Ai nënvizon se ka lajmëruar policinë dhe banesa e tij ruhet nga dypatrulla të policisë.
“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vra”. Kur të don le të më vrasin, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrulla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Murseli.
Por një deklaratë e tillë është mohuar nga vëllai i Liridonës, i cili ka deklaruar se kjo gjë është e pavërtetë dhe se nëse kishin dashur ta bënin diçka të tillë, do e bënin ditë më parë.
Leonard Ademaj deklaroi sërish se zgjidhjen e çështjes ia kanë lënë organeve të drejtësisë së Kosovës.
“Më babanë edhe vëllaun e kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë” ka thënë Leonardi.
Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin në momentin që do të lejohen nga autoritetet dhe Qendra Sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar