Zeka: Liridona ia ka treguar problemet që kishte me Murselin, Behgjet Pacollit
Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Zeka në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Naimi me Liridonën ka pasur probleme ndërsa i sigurt tha se kjo e fundit ia ka treguar problemet që kishte me bashkëshortin Behgjet Pacollit.
Mes tjerash ai nënvizoi se Naim Murseli ka bërë jetë luksi, duke shtuar se në vitin 2019 kanë paraqitur në një Gjykatë në Suedi, kërkesën për divorc.
“Naimi nuk ishte njeri i mirë dhe të garantoj me jetë se në rast se Naim Murseli nuk ia ka treguar problemet Pacollit me Liridonën, Liridona ia ka treguar Pacollit problemet që kishte me Murselin. Që në vitin 2019 është paraqit kërkesa për divorc në Suedi. I kam dhe informacionet se sa të ardhura kanë pasur gjatë vitit 2022 dhe prej nga Naimi ka bërë një jetë kaq të shfrenuar dhe luksi. Ky ka foto në facebook foto me Rita Orë, Dua Lipën, këngëtarë të famshëm. Murseli kishte fotografi me fëmijët por jo me Liridonën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar