Zbardhet programi i punimeve të Kongresit të PS, temat që do diskutohen
Të premten e 8 dhjetorit Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, me fokus të riorganizimi i strukturave të saj dhe tek arritjet e qeverisë Rama në 10 vite.
Riorganizimi i strukturave të partisë përpara garës elektorale të 2025-ës dhe arritjet e qeverisë në 10 vite, do të jenë dy shtyllat kryesore ku do të mbështetet kongresi i partisë socialiste të premten e 8 dhjetorit.
Por gjithashtu pjesë e tematikave të Kongresit do të jenë dhe Reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe prioritetet zhvillimore, shërbimet publike, qeverisja vendore dhe siguria.
Fjala e kryeministrit Rama pritet të mbahet në orën 16:40, ndërkohë që punimet e Kongresit të PS do të fillojnë në orën 11:45.
Programi i punimeve të Kongresit:
11:45 – PANELI 1
Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale
12:00 – PANELI 2
Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura
13:00 – PANELI 3
Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional
14:00 – PANELI 4
Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi
15:00 – PANELI 5
Siguria dhe Shqipëria në botë
15:50 – PANELI 6
Partia Socialiste 2030
16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë