Vriten dy izraelitë nga një raketë e shkrepur nga Libani
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fshat në veri të Izraelit nga një raketë e hedhur nga Libani të dielën. Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi ushtria izraelite tha se i vrau katër militantë të armatosur rëndë, të cilët po tentonin të futeshin vjedhurazi në Izrael nga Libani.
Luftimet mes Izraelit dhe lëvizjes libaneze të mbështetur nga Irani, Hezbollah, janë rritur paralelisht me luftën mbi tremujore të Izraelit kundër Hamasit në Gazë, një grupi tjetër të mbështetur nga Irani.
Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas Radio Europa e Lirë, raketa antitanke e hedhur në Kfar Yuval, një fshat bujqësor në kufi me Libanin, ra mbi një shtëpi, duke e vrarë nënën dhe djalin e saj 40-vjeçar, tha ushtria izraelite. Një burrë 74-vjeçar u plagos, sipas një zyrtari mjekësor, i cili e përshkroi atë si anëtarë të së njëjtës familje të bujqve.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj janë duke i goditur caqet e Hezbollahut në Liban në shenjë hakmarrjeje.
Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do ta vazhdojë luftën e vet kundër Hamasit derisa të triumfojë dhe nuk do të ndalet nga askush.
Netanyahu foli pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i mbajti dy seanca dëgjimore rreth akuzave të Afrikës së Jugut se Izraeli është duke kryer gjenocid kundër palestinezëve.
Izraeli i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si hipokrite dhe shpifje. Afrika e Jugut i ka kërkuar gjykatës ta urdhërojë Izraelin ta ndalë ofensivën e saj ajrore dhe tokësore, e cila e ka rrënuar Gazën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë