Vritet me snajper në varrimin e së ëmës ish-separatisti korsikan

13 Janar 2026 | 16:45

Një skenë e denjë për një film të Hollywood-it është verifikuar në ishullin francez të Korsikës, ku një ish-lider i separatistëve është qëlluar për vdekje nga një snajper gjatë varrimit të së ëmës, në fshatin Vero.

Alain Orsoni, gjithashtu biznesmen dhe ish-president i klubit të futbollit AC Ajaccio, u vra nga një plumb i vetëm – bënë të ditur autoritetet lokale.

Prokurori i qytetit të Ajacios, Nicolas Septe tha se 71-vjecari u qëllua nga një distancë e gjatë prej disa qindra metrash.

“Ai u qëllua direkt e në zemër nga një plumb dhe në distancë shumë të gjatë”, tha hetuesi për shtypin francez.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në radhët e popullsisë, e cila druhet se ajo mund të ketë një efekt domino dhe të pasohet nga gjakderdhja.

Orsoni kishte udhëtuar nga Nikaragua, ku jetonte, për të marrë pjesë në varrimin e së ëmës në fshatin e tij të lindjes, rreth 30 kilometra në veri të Ajacios.

Prokuroria Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar ka marrë përsipër hetimet, me dyshimet e para që bien mbi një bandë kriminale lokale.

Orsoni u bë lider i Frontit për Çlirimin Kombëtar të Korsikës në vitet ’80, pas vrasjes së të vëllait në 1983-shin. Në vitet ’90, kur u shkëput nga lëvizja separatiste, ai u angazhua në biznesin e lojërave të fatit.

Djali i tij, Guy Orsoni, lindur në vitin 1984, konsiderohet një figurë e rëndësishme e krimit të organizuar korsikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026