Vritet para Gjykatës një gjyqtar në Meksikë, dyshohet se ishte i përfshirë në krime
Kryetari i Gjykatës së Lartë në shtetin meksikan të Guerrero, Edmund Roman Pinzon, u vra nga disa persona të armatosur të cilët hapën zjarr ndaj tij jashtë gjykatës në qytetin Acapulco.
Gjykatësi u godit nga të paktën katër plumba teksa po dilte nga parkingu i gjykatës pasditen e së mërkurës sipas kohës lokale.
Policia intervistoi dëshmitarët dhe mblodhi pamjet e kamerave të vëzhgimit nga vendi i vrasjes, por deri më tani askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, raporton BBC.
Sipas gazetës lokale El Sol de Acapulco, gjyqtari ishte i përfshirë në rastet e vrasjeve, rrëmbimeve dhe vjedhjeve të makinave.
Vrasja e gjyqtarit është e fundit në një seri sulmesh jashtëzakonisht të dhunshme në Guerrero në javët e fundit.
Muajin e kaluar, trupat e 11 personave, përfshirë dy fëmijë, u gjetën në një automjet në qytetin Chilpancingo, 100 km në veri të Acapulco.
LEXONI GJITHASHTU:
U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara