Vuçiç dorëhiqet nga kreu i partisë pas zgjedhjeve
Aleksandër Vuçiç është zotuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni I kreut të Partisë Progresive Serbe pas zgjedhjeve te 3 prillit.
Ai foli për të përditshmen “Politika” ku u shpreh se 10 vite duke drejtuar partinë janë një kohë e gjatë.
“Është një periudhë gjatë së cilës Progresivët nuk kanë humbur askund. Por është koha që të tjerët t’i përkushtohen,” – u shpreh presidenti serb.
Ai gjithashtu mohoi raportimet se vendi i tij do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas zgjedhjeve
Ndërkohë, Partia Progresive e Serbisë, sipas sondazheve, pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë të diel. Por, ka pak gjasa të sigurojë një mazhorancë dërrmuese prej 188 vendesh nga 250 që ka parlamenti serb.
Një sondazh i fundit i kompanisë “Faktor Plus”, i publikuar të mërkurën në të përditshmen “Blic”, e nxjerrë partinë e Vuçiç fituese me 53% të elektoratit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh