Vuçiç: E njoh shumë mirë Putin, jemi në prag të luftës bërthamore
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se zhvillimet e fundit në botë po e çojnë këtë të fundit drejt një konflikti të hapur bërthamor.
“E njoh shumë mirë Putinin. Pak njerëz e njohin Putinin si unë”, theksoi Vuçiç.
“Disa që nuk e njohin mendojnë se po kërcënon me ‘armë bosh’”, shtoi ai, ndërsa tha se presidenti rus do të përdorë armë bërthamore nëse do të rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj.
“Nëse rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj, dhe nëse sheh se nuk ka rrugëdalje tjetër, do të përdorë armë bërthamore. Ne jemi plotësisht të papërgatitur në këtë pikë. Kemi 257 mijë vende në strehimore. Ne duhet të rindërtojmë infrastrukturën për të arritur numrin prej rreth një milion e gjysmë njerëz që mund të shkojnë në strehimore”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia