Vuçiç në Kuvendin e Serbisë: Ja pika më problematike në propozimin për Kosovën

2 Shkurt 2023 | 16:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë kushtuar Kosovës, se 90 për qind e asaj që është bërë publike për planin franko-gjerman është e vërtetë dhe është lëshuar nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilët ishin të kënaqur me të.

Ai tha se problemi më i madh është neni i katërt i atij dokumenti, i cili përcakton se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç prezantoi edhe 10 pika mbi të cilat do të bazohet politika e Serbisë në periudhën e ardhshme.

“Në vetë preambulën e atij plani thuhet – “duke u nisur nga faktet historike dhe duke mos vënë në pikëpyetje pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështje themelore, duke përfshirë edhe çështjet e statusit”, tha Vuçiç.

Sipas presidentit serb, pika shumë më e rrezikshme është neni katër, paragrafi dy, ku thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026