Vuçiç, Orban e Fico takim në Sllovaki, fokus i bisedimeve migracioni i paligjshëm

22 Tetor 2024 | 08:30

Udhëheqësit e Sllovakisë, Hungarisë dhe Serbisë do të takohen këtë të martë për të diskutuar mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian kundër migracionit të paligjshëm, lajmi është bërë me dije nga zyra e qeverisë sllovake.

Kryeministri sllovak, Robert Fico dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, të cilët prej kohësh kanë mbajtur qëndrime të ashpra kundër migracionit, do të takohen me presidentin serb, Aleksandar VuçiçKomarno të Sllovakisë për të diskutuar mënyrat për të luftuar flukset e paligjshme.

Bashkëpunimi me Serbinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është kyç për frenimin e flukseve të paligjshme të migracionit, sipas zyrës së qeverisë sllovake.

Kjo përfshin masa për forcimin e mbrojtjes së kufijve, mbështetjen e procedurave të azilit të vendeve partnere dhe përafrimin e politikës së vizave me Bashkimin Evropian.

“Një zgjidhje novatore mund të jenë qendrat e jashtme, të ashtuquajturat ‘hotspots’ për përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së, që aktualisht po vihet në praktikë, për shembull, nga Italia në bashkëpunim me Shqipërinë”, kanë thënë zyrtarët sllovakë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026