Vuçiç pas takimit me “BE”: Fatkeqësisht dolën kundër Serbisë edhe kësaj radhe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë dhe do të bisedojë për të gjitha temat, problemet dhe zgjedhjet me të cilat sipas tij, po përballet vendi pas vizitës së delegacionit të BE-së, përgjegjës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i kryesuar nga përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.
“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë. Dhe kurrë nuk fshihem nga njerëzit kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë vështirësi dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen, prandaj na duhet unitet”, tha Vuçiç në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç u shpreh më tej se nuk e ka marrë përgjegjësinë që priste nga përfaqësuesit politikë.
“Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe kësaj radhe”, theksoi Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë