Vuçiç pas takimit me Scholz: Kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

10 Qershor 2022 | 17:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se kancelari gjerman Olaf Shcolz i kërkoi që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Beograd pas përfundimit të takimit, Vuçiç u shpreh se me Sholz diskutoi edhe për dialogun me Kosovën.

“Kam folur për qëndrimin tonë, për specifikat e situatës rreth Kosovës, energjisë, por edhe për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiç shtoi se Serbia është e gatshme që të arrijë progres në dialogun me Kosovën, nën kujdesin e Brukselit.

Para vizitës në Beograd, kancelari gjerman ishte në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Shcolz tha se Serbia duhet të respektojë vendimet e Bashkimit Europian, pasi është vend që aspiron integrimin në union.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026