Vuçiçit i kërkohet debat në Kuvend për reciprocitetin me Kosovën

9 Gusht 2022 | 08:11

Partia Popullore e Serbisë njoftoi se i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit serb, një iniciativë për mbajtjen urgjente të seancës së posaçme për të diskutuar për Kosovën.

Sipas kësaj force politike, në seancë duhet të jetë i pranishëm presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili do të duhet t’u dorëzonte një raport deputetëve mbi situatën aktuale në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.

Në nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, thuhet se zbatimi i vendimit të Kosovës për letërnjoftimet dhe targat e automjeteve , është shtyrë vetëm për 30 ditë dhe se për 18 gusht është paralajmëruar takimi i Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës.

“Partia Popullore beson se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, ​​të miratonte aktet përkatëse për krijimin e kornizës negociuese të Republikës së Serbisë, si dhe për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit, të drejtave dhe interesave të Serbisë e shtetasve të nacionalitetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me kërkesë të ndërkombëtarëve, Qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve deri në shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026