Wagner drejt Moskës, Britania: Rusia përballë sfidës më të madhe të kohëve të fundit
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë të shtunën se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.
“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.
Shërbimet e Inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thonë se disa njësi Wagner “po lëvizin në veri përmes rajonit Vorenezh , pothuajse me siguri duke synuar të shkojnë në Moskë”.
Vorenezh shtrihet në gjysmë të rrugës midis kryeqytetit Moskë dhe Rostov-on-Don, qyteti rus që grupi mercenar Wagner pretendon se tani e kontrollon. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Wagner “pothuajse me siguri” ka pushtuar vendet kryesore në Rostov-on-Don.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë