Wagner shpall fitoren në qytetin kyç në Ukrainë, kundërpërgjigjet Kievi

20 Maj 2023 | 19:41

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, shpalli këtë të shtunë fitoren në Bakhmut, ku tha se forcat e tij kanë mundur të marrin nën kontroll qytetin.

Prigozhin e bëri njoftimin përmes një videoje, ku shihej i veshur me uniformë ushtarake përpara luftëtarëve të tij që që mbanin flamuj rusë dhe pankarta të Wagner.

“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmuti është marrë plotësisht. Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi”, tha ai.

Shpërthime të largëta mund të dëgjoheshin në sfond ndërkohë që Prigozhin fliste gjatë videos.

Ndërkohë nga ana tjetër ukraina e ka mohuar totalisht një lajm të tillë.

Serhiy Cherevaty, zëdhënës i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës tha për Sky News: “Kjo nuk është e vërtetë. Luftimet po zhvillohen në qytet”.

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se trupat ukrainase po ruanin një mbrojtje në pjesën jugperëndimore të qytetit.

“Luftime të rënda në Bakhmut. Situata është kritike”, tha ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Deri tani, mbrojtësit tanë kontrollojnë disa objekte industriale dhe infrastrukturore në zonë dhe sektorin privat”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026