Waltz: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

2 Mars 2025 | 20:07

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përheshme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin shkëmbim territoresh, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa.

Ai shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse zoti Zelenksiy është i përgatitur për një gjë të tillë. I pyetur nëse zoti Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelenskiy, zoti Waltz tha për programin “State of the Union” të rrjetit CNN se “Ne kemi nevojë për një udhëheqës që mund të merret vesh me ne, mundësisht me Rusisë dhe t’i japë fund luftës”.

“Nëse bëhet e qartë se motivet persoanle ose politike të Presidentit Zelenskyy bien ndesh me dhënien fund të luftës në vendin e tij, atëherë mendoj se kemi përpara një problem real”, tha zoti Waltz.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, sugjeroi gjithashtu se Ukrainës mund t’i duhet një udhëheqës tjetër nëse Presidenti Zelenskiy nuk pajtohet me kërkesat e Shteteve të Bashkuara.

“Diçka duhet të ndryshojë. Ose ai duhet të vijë në vete dhe të kthehet në tryezë me mirënjohjeje, ose dikush tjetër duhet të udhëheqë vendin për ta bërë këtë”, tha Johnson.

Takimi i së premtes në Zyrën Ovale shfaqi publikisht tensionet mes Presidentit Zelenskyy dhe zotit Trump. Si rrjedhojë, një marrëveshje mes dy vendeve për të shfrytëzuar së bashku mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, nuk u firmos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026