“Wanderlust in Albania”, konkurs për Shqipërinë turistike! Ndahen çmimet
Për të dytin vit radhazi është rikthyer Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Video Rees “Wanderlust in Albania”.
Bukuritë e Shqipërisë erdhën përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në vendin tonë, ndërsa u paraqitën për publikun në një ceremoni gala në Pallatin e Brigadave.
“Ky konkurs në këtë edicion të dytë dëshmon një etapë të re në zhvillimin e turizmit tone. Pjesëmarrja e gjerë në këtë konkurs me konkurrentë nga 37 vende të botës, përfaqësues të pesë kontinenteve tregon se jo vetëm interesi ndaj Shqipërisë turistike është rritur me ritme të shpejta këto vitet e fundit, por njëkohësisht është rritur edhe angazhimi ndërkombëtar në promovimin e Shqipërisë turistike”,-tha Zana Çela drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Risi e këtij edicioni të konkursit është kategoria CGI (Computer Generated Imagery), që integron artin dixhital dhe animacionin në promovimin e turizmit shqiptar. Në mbrëmjen gala u ndanë 40 çmime speciale dhe 33 fitues për 11 kategori u shpallën “Kontribues të Promovimit të Turizmit të Shqipërisë”; 4 fitues u nderuan me titullin “Ambasadorë të Turizmit Shqiptar” dhe po ashtu, nga votimi online i publikut u përzgjodhën 3 fitues.
“Jam udhërrëfyes prej 12 vitesh dhe pasioni i fotografisë ka lindur nga puna që bëjmë. Çdo foto ka një mesazh dhe mundohemi ta transmetojmë dhe pse jo të jetë pjesë e publicitetit dhe të shtohen ambasadorët për vendin tone”,-tha Beri Alla, fitues i konkursit të fotografisë në kategorinë e peizazhit.
“Për mua ka qenë kënaqësi që vitin e kaluar të shkoj në festën e gështenjave në Tropojë, ku përpos pamjeve mahnitëse pata dhe histori njerëzore, që njerëzit dhe familjet që jetojnë atje gështenjën nuk e konsideronin vetëm si frut, por është buka në pemë, siç thonë ata”,-tha Yllka Fetahaj, fituese në kategorinë e agroturizmit dhe kulinarisë.
Pjesëmarrës në konkurs kishte edhe nga vende të largëta, si Mauritius, Kolumbia, Uruguaj, Indonezia dhe të tjera, të cilët kishin ngarkuar 5504 materiale në uebsajtin zyrtar të konkursit.
Nga totali i materialeve të paraqitura në konkurs, 800 fotografi dhe 100 video reels të përzgjedhura i shtohen fondit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të përdoren në materialet promocionale të Shqipërisë turistike duke përfshirë revista, albume, fletë informuese, broshura si dhe spote publicitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?