Wikipedia kundër Rusisë për të hequr informacionet mbi luftën
Fondacioni Wikimedia, i cili zotëron Wikipedia, ka paraqitur një apel kundër një vendimi të gjykatës së Moskës, e cila kërkon që të hiqet informacioni në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.
Wikimedia argumenton se njerëzit kanë të drejtë të dinë faktet e luftës, shkruan Reuters.
Apeli i Wikipedia, i cili u depozitua më 6 qershor, argumenton se heqja e informacionit është shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas saj Rusia nuk ka asnjë juridiksion mbi Fondacionin Wikimedia, i cili është i disponueshëm globalisht në mbi 300 gjuhë.
Një gjykatë në Moskë gjobiti Fondacionin Wikimedia me 5 milionë rubla (88,000 dollarë) për refuzimin e heqjes së asaj që e quajti dezinformim nga artikujt e Wikipedia-s në gjuhën ruse mbi luftën, duke përfshirë “Pushtimi rus i Ukrainës”, “Krimet e luftës gjatë pushtimit rus të Ukrainës” dhe “Masakra në Buça”.
“Ky vendim nënkupton që njohuritë me burime të mira dhe të verifikuara në Wikipedia që nuk janë në përputhje me llogaritë e qeverisë ruse përbëjnë dezinformatë,” tha në një deklaratë Stephen LaPorte, Këshilltar i Përgjithshëm i Asociuar në Fondacionin Wikimedia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-kryeministri rebel i Putin: Nëse Ukraina bie, radhën e kanë vendet baltike
- Putin uron Presidentin e ri të Shqipërisë
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit