Witkoff njofton fillimin e fazës së dytë të planit të Trump për fundin e luftës në Gaza
I dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff njoftoi të mërkurën nisjen e fazës së dytë të planit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës, presin që Hamasi të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, përfshirë kthimin e menjëhershëm të pengut të fundit të vdekur. Përndryshe, ata paralajmërojnë se do të ketë pasoja serioze.
“SHBA-të presin që Hamasi t’i përmbushë plotësisht detyrimet e veta, përfshirë kthimin e menjëhershëm të pengut të fundit të ndjerë. Mosveprimi në këtë drejtim do të sjellë pasoja serioze”, shkroi Witkoff në një postim në X.
Faza e dytë shënon kalimin nga armëpushimi në një kornizë të re që përfshin demilitarizimin e plotë, qeverisjen teknokratike dhe rindërtimin e zonës. Kjo kornizë parashikon krijimin e një administrate teknokratike palestineze kalimtare në Gaza, të quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).
Faza e parë e planit çoi në ofrimin e gjerë të ndihmës humanitare, ruajtjen e armëpushimit dhe kthimin e të gjithë pengjeve të gjallë, si dhe të mbetjeve të 27 nga 28 të vdekurit.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohjen e SHBA-së për Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, duke theksuar se ndërmjetësimi i tyre ka qenë vendimtar për progresin e bërë deri më sot.
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij