WSJ: Agjencitë e Inteligjencës së SHBA thonë se Putin nuk urdhëroi vdekjen e Navalny
Agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë përcaktuar se presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasa nuk ka urdhëruar vrasjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny, sipas Wall Street Journal (WSJ).
Sipas mediave të huaja, Navalny, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, vdiq në një kamp burgu në Arktik në shkurt të këtij viti, në moshën 47-vjeçare.
Aleatët e tij, përfshirë gruan e tij, akuzuan liderin rus për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e ka mohuar gjithmonë.
Por pas një vlerësimi të fundit të bazuar në një sërë informacionesh, duke përfshirë disa informacione të klasifikuara dhe një analizë të fakteve publike, agjencitë e inteligjencës amerikane nuk besojnë se Putin urdhëroi vdekjen e kundërshtarit të tij.
Vlerësimi mori gjithashtu parasysh kohën e vdekjes dhe mënyrën se si ajo errësoi rizgjedhjen presidenciale të Putinit në mars, sipas disa burimeve të cituara nga WSJ.
Gazeta citoi burime të thoshin se gjetja ishte “pranuar gjerësisht brenda komunitetit të inteligjencës dhe ishte ndarë nga disa agjenci, duke përfshirë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësinë e inteligjencës së Departamentit të Shtetit”.
Duke iu përgjigjur raportit, Leonid Volkov, një ndihmës i lartë i Navalnyt, i quajti gjetjet naive dhe qesharake, raportoi WSJ.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa