Xhaxhai i Aminit dënohet me burg për shkak se mbështeti protestuesit iranianë

12 Shkurt 2024 | 21:59

Një xhaxha i Mahsa Aminit, një gruaje iraniane e cila vdiq në paraburgim policor për gjoja shkelje të ligjit të hixhabit, është dënuar me ndëshkim të rëndë me burg për shkak të komenteve që i kishte bërë për protestat që u nxitën nga vdekja e mbesës së tij, të cilat ishin kritikë për regjimin iranian.

Safa Aeli u dënua nga Gjykata e Republikës Revolucionare në qytetin perëndimor, Saqqezto, me pesë vjet, katër muaj e 17 ditë burgim për “pjesëmarrje në një tubim dhe për konspiracion kundër sigurisë së brendshme”, për “propagandë kundër sistemit”, si dhe për “fyerjen e liderit të Republikës Islamike” sipas Nengaw, një grup i cili i gjurmon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

Aeli ishte arrestuar nga forcat e sigurisë gjatë një bastisjeje në shtypin e tij më 21 shtator, në prag të njëvjetorit të vdekjes së Aminit, e cila nxiti trazira të mëdha në gjithë Iranin.

Hengaw tha se ai “u rrah brutalisht” gjatë 42 ditëve të kaluara në paraburgim, para se të lirohej me kusht.

Sipas Hengaw, dënimi më i rëndë është për akuzën për konspiracion, për të cilin atij iu shqiptuan tri vjet, gjashtë muaj e një ditë burgim. Sipas ligjit iranian, ky është dënimi i vetëm që ai duhet ta kryejë.

Hengaw shtoi se një e treta e dënimit për konspiracion i është pezulluar për tri vjet, me kusht që Aeli të mos shoqërohet me askënd që është arrestuar gjatë përkujtimit të përvjetorit të vdekjes së Aminit në shtator.

Ai duhet të raportojë patjetër në Zyrën e Inteligjencës dhe t’i kryejë tri kurse, të edukimit, të etikës dhe të fesë.

Tensionet mes Qeverisë iraniane dhe familjeve të të vrarëve apo arrestuar gjatë protestave gjithëkombëtare u rritën në muajt para dhe pas përvjetorit të parë të vdekjes së Aminit.

Qeveria është akuzuar se po e rrit trysninë ndaj familjeve të viktimave përmes arrestimeve kolektive dhe duke tentuar t’i parandalojë ato nga mbajtja e përvjetorëve të më të dashurve të tyre, nga frika se ato mund të nxisin trazira të tjera.

Raportohet se në përvjetorin e vdekjes së Aminit, forcat e sigurisë nuk e lejuan familjen e saj ta vizitojë varrin e saj.

Zemërimi publik për vdekjen e Aminit është parë si njëra prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit klerikal të Iranit prej se u themelua Republika Islamike më 1979.

Së paku 500 njerëz janë vrarë nëpër vend prej se autoritetet e filluan luftën ndaj simpatizantëve të saj, ndërsa mijëra të tjera u arrestuan apo frikësuan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026