‘Xhaxhai ka kryer vrasje’, pronari i ‘Audi Q7’ tregon dyshimet për shpërthimin
Artan Lleshi, makinës së të cilit iu vendos lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka treguar rreth dyshimeve që ka për ngjarjen.
Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, por nënvizon se xhaxhai i tij, vite më parë ka kryer një vrasje, për të cilin ka kryer dënimin.
Ai ka sqaruar se nuk jeton në Angli dhe se do i padisë mediat për shpifje.
“Po shoh lajme false edhe po habitem qe po thonë jeton në Angli. I vetmi dyshim që kam, është se në vitin 2000 xhaxhai im ka vrarë një person dhe ka kryer dënimin. Të tjerat janë lajme false për klikime dhe do t’i padis për shpifje”, është shprehur ai.
Rreth orës 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë, makina tip “Audi Q7” e Leshit shpërtheu nga lënda plasëse.
Policia njoftoi se si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta