Xhaz dhe rock në Shkodër, të rinjtë e Ballkanit thyejnë tabutë e kufijve me muzikë

14 Gusht 2021 | 21:00

Muzika nuk ka kufij politikë as kulturorë dhe kjo frazë zë vend më së miri në Akademinë e Xhazit në qytetin e Shkodrës. Të rinj nga i gjithë Ballkani janë bërë bashkë duke hequr barrierat mes tyre për hir të muzikës, e cila përmes tingujve bashkon popujt.

Renato Sakica, nga Prizreni është vetëm 14 vjeç dhe ka prej 8 vitesh që ushtron fizarmonikën.

Renato vlerëson së tepërmi këtë eksperiencë dhe njohjen me kolegët e tij nga Ballkani, përfshirë dhe Serbinë.

Për Marko Zhojeviç, nga Serbia është hera e parë që vjen në Shkodër.

Marko shprehet se ka takuar në akademi miq shumë të mirë.

“Kam që nga e hëna në Shkodër dhe po ja kaloj shumë mirë këtu. Këto ditë kam mësuar shumë gjëra rreth dinamikës dhe gjëra si këto. Më pëlqen shumë Shkodra dhe është hera e parë që jam këtu, më pëlqejnë shumë vajzat. Unë luaj në instrumentin e akordit dhe pak në piano. Kam shoqëri me të gjithë këtu, edhe me ata nga Kosova, janë shokë shumë të mirë”, thotë i riu nga Serbia.

Instrumentistët e tjerë nga Mali i Zi dhe Italia vlerësojnë takimin mes shumë nacionalitetesh si një mundësi për të mësuar dhe miqësuar mes tyre.

“Kjo është hera e parë këtu, të themi që ndihem shumë mirë me grupin e djemve, është krijuar menjëherë bashkëpunimi, është një eksperiencë shumë e bukur. Ka një shumëllojshmëri nacionalitetesh këtu; vijnë nga Kosova, Serbia, Mali Zi. Unë jam italian, por vij nga Bullgaria”, thotë një instrumentist italian.

Florian Jakaj, drejtues i Akademisë thotë se është viti i pestë i kësaj akademie që organizohet në Shkodër. Sipas tij, muzika depërton kufijtë dhe bashkon popujt.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026