Ylber Sefa fiton turin e 79-të çiklistik të Shqipërisë
Ylber Sefa, çiklisti i ekipit kombëtar shqiptar është fituesi i turit të 79-të çiklistik të Shqipërisë, Gjirokastër-Fier, rreth 100 km.
Në vend të dytë është rreshtuar Asadov Elchin nga Azerbaixhani dhe në vend të tretë kroati Antonio Baraq.
“Kjo fitore do të thotë sakrificë, puna e palodhshme e ekipit gjithashtu edhe motivim për vitin e ardhshëm”, tha Sefa.
Turi i fundit i këtij rrethi çiklistik që zgjati katër ditë përfundoi në mesditë në qendër të qytetit të Fierit. Sipas fituesit të vendit të parë gara ka qenë e bukur dhe me rivalitet.
“Ekipi më i fortë ka qënë ekipi rumun , pastaj edhe një ekip hollandez, edhe ekipi ynë ka qënë një ndër më të fortit, por sic iu thashë janë lodhur për shkak të katër etapave të para dhe sot nuk kishin mundësi të më ndihmonin dhe e bëra gjithcka vetë”, sipas Sefës.
Rrethi Çiklistik nisi më 31 maj, me etapën e tij të parë Tiranë-Korçë. Në garë morën pjesë 12 skuadra: 3 shqiptare dhe 9 të huaja. Përgjatë 5 ditëve, çiklistët përshkuan 728 km rrugë.
LEXONI GJITHASHTU
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit