Ylli Manjani evidenton dy problemet madhore të LSI në zgjedhjet e 25 prillit

1 Prill 2021 | 22:17

Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit rrezikon që të mos ketë asnjë mandat sipas projeksionit të sondazhit të MRB, ndryshe nga vitit 2017 kur kishte dy deputetë në këtë qark.

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë thotë se ka dy probleme kryesore që e kanë sjellë LSI në këtë situatë. Sipas tij e para është pozicionimi politik dhe ndryshimi i lidershipit.

“Nuk është problem në Fier specifikisht, besoj se çështja e LSI është më shumë se sa e parë në një qark të caktuar. LSI ka dy probleme madhore. E para ka problemin e keq pozicionimit politik në të gjithë këto vite, veçanërisht lëvizjet majtas-djathtas nuk janë të mira, vjen një moment dhe do të paguash kosto për këto lëvizje.

Së dyti është problemi marrëdhënies me lidershipin. Ideja e largimit të Ilir Metës në Presidencë për mua ka qenë fatale. Kam qenë kritik dhe mbetem kritik dhe nuk më vjen mirë që të provohet kjo ide. Por pa diskutim që efekti Ilir Meta në LSI është I fortë dhe që nuk e plotëson dot znj. Kryemadhi për shumë arsye”, deklaroi Manjani.

Pavarësisht këtyre dy problemeve, ish-ministri i Drejtësisë shtoi se LSI nuk është aty ku duhet të ishte por shtoi se “nuk është as aty ku thuhet”, duke nënkuptuar se do të marrë një rezultat tjetër nga ajo që paraqitet në sondazhe.

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021