Ylli Manjani ka një sugjerim për kryetarin e ri të PD
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani në Partinë Demokratike po ndodh një zhvillim pozitiv duke iu referuar hyrjes së garë të katër personave për t’u zgjedhur kryetar. Por, ai shtoi se sukses do të ishte nëse kjo do të arrihej të menaxhohej pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë.
Sipas z. Manjani PD do të duhet të formojë kolegjialitetin dhe foli për krijimin e një strukture të re që do të zbuste rolin dominues të kryetarit brenda partisë.
Ka një gjë pozitive për të ardhmen. Do të doja të kisha parë Arben Imamin në këtë ekip, qoftë konkurrues ose jo. Është një mundësi për vendimmarrje kolegjiale. Të fitojë ekipi. Të ketë një ekip që merr vendime në baza të përditshme. Kandidatët të jenë ekipi drejtues i PD pasi po i bëjnë një kontribut PD, të zbusë autoritetin e kryetari dhe kjo do të ishte diçka e re’, tha z. Manjani.
Ish-ministri duke folur për mungesën e demokracisë brenda partive kujtoi garën e fortë brenda Partisë Socialiste rreth 22 vite më parë, kur Fatos Nano garonte përballë Pandeli Majkos.
“Dikur në PS kishte demokraci të brendshme, mbaj mend në 1999 një garë e rreptë ka fituar Fatos Nano me 26 vota përballë Pandeli Majkos. Garë forumesh, elitash. Pati dhe një garë në 2003 që u regjistrua Edi Rama vuri shishen e kosit e kështu gjërash por në fakt kjo që po ndodh në PD në kuptimin demokratik është një gjë pozitive. Është pak më ndryshe se sa herët e tjera”, shtoi z. Manjani.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë